Robin Ekiss – E Kundërta e Trupit

Robin Ekiss

E KUNDËRTA E TRUPIT
Robin Ekiss [ ShBA ]

Për fytyrën në përgjithësi,
le t’themi se është shtëpi e ndërtuar
nga burrat dhe e banuar
nga ëndrrat e tyre.

Derisa t’kesh mbledhur sy
nga dyshemeja për aq kohë
sa e kam bërë unë,

do ta shohësh, ashtu siç
do kuptosh dhe durimin
që kërkohet

për t’u ngjallur një vetullë,
gjysmë ore, do kesh dhe
kuptimin e arkitekturës.

Kur sheh trupin tënd mendo
të kundërtën e tij: jo urën,

por fytyrën e ndritur të urës
që pasqyrohet në ujë, një qytet
tjetër, siç shihet nga një anije –

balli yt, dikur me peshë,
tani i lehtë si ombrellë –

ende jo aq i bukur sa
për ta ndalur kohën.
Kënaqësia e të qënit femër

është të diturit se gjithçka
është e huazuar
dhe s’mund të mohohet,

siç kur e çmonton një orë,
gjithmonë ka një tjetër brendësi.

– – –
© 2009 R. Ekiss – Burimi: The Mansion of Happiness, 2009 – via Poetry Foundation, ShBA
© për përkthimin S. Guraziu – Ars Poetica, 2019